10 mijë euro fishekzjarrë në Preshevë. Në Austri, frikë për incidente mes shqiptarëve dhe serbëve

 

Një ka mediet në Beograd, pikërisht portali Alo.rs, ka postuar një lajm ku tregon se një grup tifozësh nga Presheva "Kuq e zi", të udhëhequr nga lideri i tyre Arian Aliu kanë marrë fishekzjarrë me shumë 10. 000 euro.

Sipas portalit këto fishekzjarrëve do të përdoren për fitoren e Shqipërisë nëse do ta mundin sot Serbinë. Hedhja e këtyre fishekzjarrëve është planifikuar sipas portalit që të ndodhë në kodrën e Preshevës, përballë ndërtesës së komunës. “Askush nuk ka raportuar përdorimin e mjeteve piroteknike, edhe pse ai është një detyrim “,- shpjegon një burim anonim për median serbe.

Sipas informacioneve të medias serbe tifozët serbë në Vjenë në 15 orë do të mblidhen në Praterstern, ku do të ndjekin së bashku lojës në disa lokale në qendër. Policia austriake është në alarm për shkak të rrezikut që pas ndeshjes mund të ketë incidente. Policia lokale ka detyruar tifozët serbë që të ndryshojnë vend takimet dhe itinerarin e lëvizjes, për të parandaluar provokimet dhe konfliktet me shqiptarët që jetojnë atje – tha burimi i qarqeve tona të sigurisë.

Policia e Kosovës është nën një regjim të posaçëm për lojën e sonte. Me efektive është përfshirja në rritje e Policisë së Kosovës në tërë vendin, dhe vëmendje të veçantë për monitorimin e aktiviteteve në veri dhe jug të Mitrovicës.

 Në veri të Mitrovicës formuar një ekip prej 30 anëtarëve të ZKM-së dhe përfshirjen e rreth 120 policëve dhe patrulla. Masa të ngjashme do të ketë në pjesën jugore të qytetit, sidomos në afërsi të vendit ku do të organizohet dhe ndjekja live e ndeshjes. Gjithashtu, vëmendje të veçantë do të ketë në urën mbi lumin Ibër, ku është e mundur të ketë incidente.

Redjon Shtylla

SHKARKO APP