Sokol Bizhga firmos urdhërin e parë si drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka firmosur urdhrin e parë përmes të cilit pezullon nga detyra Ulian Shpataraku, një nga njerëzit më të besuar të ish-kryepolicit, Ilir Proda. Shkaku i shkarkimit ishte “mosparaqitje në mënyrë të rregullt në detyrë”.

Ulian Shpataraku kishte funksionin Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Siç duket do të kemi valë të tjera shkarkimesh nga Bizhga, i cili njihet si punonjës policie i dorës së fortë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?