10 mijë lodra hiqen nga tregu

10 mijë lodra fëmijësh janë tërhequr nga tregu shqiptar brenda dy muajve të parë të këtij viti. Inspektorati Shtetëror i monitorimit të tregut bën me dije se mungesa e sigurisë nga vendet e origjinës, ka bërë që të ngrihet vëmendja ndaj këtyre objekteve të importuara.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lodrave, rreth 10 mijë produkte janë nxjerrë nga tregu për shkatërrim”.

Monitorimi do të vijojë përgjatë gjithë vitit, duke kërkuar edhe nga dogana pezullimin e çdo subjekti që sjell lodra fëmijësh të pashoqëruara nga certifikata e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ora News - 10 mijë lodra hiqen nga tregu

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?