10 mijë militantë janë duke luftuar për ISIS-in në Irak
Më shumë se 10.000 militantë janë ende duke luftuar për grupin radikal ISIS në Mosul, bastioni kryesor i grupit në Irak, sipas zëdhënësit të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kolonel Christopher Garver.
Zyrtari amerikan tha në një deklaratë të dielën se ushtria irakiane është duke u përgatitur për të sulmuar qytetin kryesor të Mosulit dhe për të eleminuar ISIS atje.
Zëdhënësi i koalicionit vuri në dukje se ata e kanë rritur numrin e këshilltarëve ushtarakë në Irak, në mënyrë që të përshpejtohet operacioni ushtarak me qëllim për të rimarrë Mosulin nga grupi ISIS.
Aktivisti i medias Haidar al-Iraki tha se një numër i madh i miltantëve të ISIS-it në qytet janë arabët lokalë.
Shumica e atyre që luftojnë për grupin ISIS tani në Mosul janë banorët vendas të cilët janë bashkuar me radhët e grupit pasi ISIS-i pushtoi qytetin në vitin 2014, tha ai.
Burimi gjithashtu raportoi se një rënie e dukshme e numrit të terroristëve të huaj në Mosul, pasi grupi ka transferuar shumë prej tyre për në qytetin Rakka-qytet i cili është faktikisht kryeqyteti i ISIS-it në Siri.
KOHA JONË SONDAZH

