10 mijë shqiptarë në stadium në Danimarkë për ndeshjen e Shqipërisë

 

Me 4 shtator 10  mije shqiptare ne stadiumin danez. Duke qenë se Shqipëria është shumë pranë realizimit të ëndrrës për të marrë pjesë në Kampionatin Europianin “Francë 2016”, tifozët kanë vendosur ta mbështesin fuqimisht në ndeshjet e shtatorit. Më 4 shtator kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Kopenhagenit për tu ndeshur danezët që janë rivalët direkt për vendin e dytë. Takimi do zhvillohet në impiantin “Parken Sport”, me një kapacitet prej 38,065 vendesh. Në fillim u caktua një numër prej 2500 biletash për tifozët kuqezinj, por që u ezaurua në kohë rekord. Kjo bëri që të ketë edhe shumë kërkesa të tjera dhe numri i biletave të shitura për mbështetësit e Kombëtares kuqezi i kaloi 5 mijë. Në një situatë të tillë, drejtuesit e policisë daneze dhe të federatës vendëse kanë pasur disa takime kohët e fundit për të marrë masa mbi sigurinë dhe, mbi të gjitha, për të gjetur një mundësi që shpërndarja e tifozëve në stadium të jetë në atë formë, që evitimi i problemeve të jetë më i lehtë. Gjithsesi, burime pranë Federatës Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se numri i tifozëve të përfaqësueses sonë i ka kaluar 10 mijë dhe sa vjen edhe shtohet.

Kane marre bileta per kete ndeshje shume shqiptare nga Gjermania,Belgjika, Hollanda, Austria, Franca,madje dhe nga SHBA. Stadiumi do jehoje shqip.

SHKARKO APP