FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rogerti rikthehet në shtëpi, kërkon falje ndaj Selinit dhe motrës së Mateos

Pasi doli nga dera e shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 5”, dhe shkoi në studio, më pas Rogerti u rikthye në shtëpi duke kërkuar falje ndaj Selinës, babait të saj dhe motrës së Mateos. Ai mori vendimin për t’u larguar pas komentit të opinionistes Monika Kryemadhi, e cila e kritikoi për sjelljen e tij ndaj banorëve të tjerë të shtëpisë.  Me t’u kthyer në studio, Rogerti kritikoi opinionistët, në veçanti Kryemadhin, duke përmendur edhe karrierën e saj politike dhe duke i thënë se kishte dështuar në politikë. “Ti që ke dështuar në politikë, nuk mund të më thuash çohu dhe lëre shtëpinë”, iu drejtua ai Monikës. Rogerti gjithashtu akuzoi dy opinionistët se ishin treguar të njëanshëm dhe se e kishin sulmuar gjatë diskutimit.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?