10 orë betejë me zjarrin në Orenjë, flakët pranë banesave dhe shkollës

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të martë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke u afruar deri pranë banesave dhe godinës së Shkollës së Mesme të Bashkuar.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke detyruar zjarrfikësit dhe banorët të ndërhyjnë për të mbajtur zjarrin larg zonës së banuar. Dhjetëra banorë iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e flakëve, ndërsa dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë punuan për izolimin e vatrave.

Zjarri përfshiu rreth gjysmë hektari me barishte, shkurre dhe bimësi. Rreziku ishte i madh, pasi flakët po përparonin në drejtim të banesave dhe shkollës. Pas afro dhjetë orësh përpjekje, zjarri u shua plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?