10 persona nën hetim për përhapje paniku
Drejtoria e Antiterrorit ka referuar në Prokurorinë e Tiranës, një dosje me persona të cilët dyshohet se kanë përhapur panik nëpërmjet rrjeteve sociale, Facebook edhe Youtube, në një kohë kur vendi ynë po përballet me situatën e Covid-19. Antiterrori ka kqyrur dhe mbajtur nën vëzhgim këta persona të cilët janë konsideruar me prirje radikale. Mes tyre është edhe O.J, i cili tashmë akuzohet për përhapje paniku.
Bëhet fjalë për shkrime dhe video, ku këta dhjetë persona, thonë se do të ketë skenarë të ngjashme me ato të ’97, e që po ashtu do të ketë vrasje mes policëve dhe që njerëzit do të vuajnë edhe për t’u ushqyer. Po ashtu, një nga të dyshuarit, thotë se Covid-19 nuk është një virus por një armë biologjike.
Antiterrori, në një dosje voluminoze, tashmë në prokurorinë e Tiranës, thotë se këta material të shpërndara në rrjetet sociale kanë si qëllim të përhapin panik tek qytetarët dhe ti trembin ata. Antiterrori thotë se këto material janë shpërndarë qëllimisht në funksion pra të përhapjes së panikut, prandaj është kërkuar që këta persona të merren nën hetim, duke konsideruar edhe situatën ku tashmë gjendemi.
Ajo që pritet tashmë, është që prokuroria e Tiranës, të hedh shortin se kush do të jenë prokurorët që do të marrin që të hetojnë këtë dosje voluminoze, që tashmë është në tavolinën e kësaj prokurorie. /TCH/