FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atmosferë spektakolare në Varshavë, tifozët kuqezi nisin festën pak para duelit (VIDEO)

Varshava ka marrë ngjyrat kuqezi. Vetëm dy orë përpara nisjes së sfidës mes Polonisë dhe Shqipërisë, tifozët shqiptarë të pranishëm në kryeqytetin polak kanë pushtuar rrugët përreth stadiumit, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot entuziazëm.

Me flamuj në duar, këngë patriotike dhe thirrje mbështetjeje për Kombëtaren ata kanë nisur grumbullimet që në orët e para të mëngjesit. Nëpër sheshe dhe bulevarde dëgjohen brohoritjet “Shqipëri, Shqipëri”, ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të marshojnë së bashku drejt stadiumit, duke tërhequr vëmendjen edhe të vendasve.

Ndërkohë, hyrjet në stadium kanë filluar gradualisht, ku tifozët kuqezi po zënë vendet e tyre në tribunën që do të jetë e dedikuar për ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video credits: Gentjan Alinani

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?