
Mes protestave dhe tensioneve në vend, kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë të enjten, më 22 tetor, drejt Malit të Zi, ku sipas burimeve të ”Report TV”, do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit. Takimi do të mbahet në Miloçer, pranë Budvës, me pjesëmarrjen e liderëve të rajonit dhe përfaqësuesve të lartë evropianë.
Në samit pritet të marrin pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, kancelari austriak Christian Stocker, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Samiti synon të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky forum shërben si një platformë dialogu mes liderëve të rajonit dhe partnerëve evropianë për çështjet e përbashkëta dhe perspektivën evropiane të vendeve pjesëmarrëse.
Lista e plotë e pjesëmarrësve në Samitin e Procesit të Berlinit, më 22 tetor në Mal të Zi
Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
Friedrich Merz – Kancelar i Gjermanisë
Albin Kurti – Kryeministër i Kosovës
Andrej Plenkoviç – Kryeministër i Kroacisë
Hristijan Mickoski – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
Christian Stocker – Kancelar i Austrisë
Gjuro Macut – Kryeministër i Serbisë
Borjana Krishto – Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës
Antonio Tajani – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Italisë
Benjamin Haddad – Ministër i deleguar për Europën në Francë
Thomas Byrne – Ministër Shteti për Çështjet Europiane dhe Mbrojtjen në Irlandë
Tone Kajzer – Ministër i Jashtëm
Dimitrios Karabalis – Drejtor i Përgjithshëm për Marrëdhëniet Ekonomike Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme
Stewart Martin Wood – Lord i Anfieldit, nënsekretar parlamentar i Shtetit në Mbretërinë e Bashkuar
Atanas Pekanov – Zëvendëskryeministër
Marcin Bosacki – Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Polonisë
Marta Kos – Komisionare Europiane për Zgjerimin
Odile Renaud-Basso – Presidente e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)
Frantishek Ruzhiçka – Zëvendëssekretar i Përgjithshëm i OECD-së
Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Grupin e Bankës Botërore
Amer Kapetanoviç – Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)
Vladimir Obradoviç – Sekretar i Përgjithshëm i Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO)
Pranvera Kastrati – Drejtoreshë e Sekretariatit të CEFTA-s
Robert de Groot – Zëvendëspresident i Bankës Europiane të Investimeve (BEI)
Artur Lorkowski – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë
Talis Linkaits – Drejtor i Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit
Feridun H. Sinirlioglu – Sekretar i Përgjithshëm i OSBE-së
Johanne Boehmer – Zëvendësguvernatore e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Europës
Albert Hani – Drejtor i Sekretariatit të Nismës Rajonale Kundër Korrupsionit
Boban Iliç – Sekretar i Përgjithshëm i Grupit të Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural në Europën Juglindore
Gjergj Murra – Drejtor Ekzekutiv i Fondit të Ballkanit Perëndimor
David Piegazki – Sekretar i Përgjithshëm i Forumit të Investimeve të Dhomave të Tregtisë të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF)
