10 pika të rëndësishme lidhur me Covid-19 në Shqipëri

Nga: Roland Qafoku

1. Mjekët dhe infermierët që janë në vijën e parë të zjarrit duke trajtuar të sëmurët me coronaviorus janë duke bërë shumë më shumë se sa mundësitë që ka mjekësia shqiptare. Në përfundim të kësaj pandemie, atij stafi, nuk duhet varur thjesht në qaftë një dekoratë teneqeje. Qeveria duhet t’u japë atyre emër për emër një status special financiar që ta kenë edhe pas daljes në pension. Ky do ishte nderimi real që duhet tu bëjë shteti atyre burrave dhe grave që sakrifikuan jetën dhe luftuan me vdekjen.

2. Kush do ta kishte menduar se nëse avionët ishin ata që diktuan fitoren e Luftës së Dytë Botëroree, në Luftën e III-të Botërore që po zhvillohet, nuk u ngrit në ajër asnjë avion. Kush e kishte menduar se në Luftën e Tretë Botërore, armët e zjarrit nga më të sofistikuara që shkojnë deri te bomba bërthamore nuk u futën fare në punë. Mjaftoi një virus i padukshëm që ka shkaktuar dhe vijon të shkaktojë viktima pa fund.

3. Shoqëria shqiptare duket se është duke e kaluar një moment delikat përsa i përket mënyrës se si po sillet në këtë pandemik. Një shoqëri që disiplina nuk është cilësia e saj më e mirë, ka treguar se i shkel rregullat shumë lehtë edhe pse dëmton vehten. Është irrituese të mendosh se në shumë raste, persona të papërgjegjshëm justifikohen se e bëjnë këtë sepse janë kundër qeverisë. Fakti që kemi 400 të prekur me coronavirus por kemi mbi 4 mijë gjoba të vendosura nga policia konfirmon edhe një herë sjelljen dhe edukatën tonë si shoqëri.

4. Nga tërmeti i 26 nëntorit te pandemia e coronavirusit Shqipëria është goditur mjaft rënë në shumë aspekte. Është dhe duhet të jetë një menaxhim i jashtëzakoshëm i financave që të dilet nga kjo situatë sa me më pak pasoja. Unë mendoj se shprehje të tilla “që do dalim më të fortë” dhe “shqiptari ka ditur të fitojë” janë pjesë e ndikimeve të atyre grupeve dhe individëve që zellin e servilizmit në veshin e shefit e kanë pjesë normale të jetës së tyre dhe që e dëmton shumë e më shumë çdo administratë dhe çdo qeveri.

5. Në një ngjarje si kjo e paparashikuar, Shqipëria ka treguar se ka qenë e papërgatitur. Si shumë ngjarje të tjera në këto 30 vite, qeveritë kanë qënë të papërgatitura dhe qeveria aktuale po e tregon këtë sepse të gjithë mendojnë se është luks i madh që në program të kenë një zë të veçantë për atë që mund të ndodhë. Jam i bindur që kjo do ndikojë shumë në politikën shqiptare në atë që quhet pamundësi për të bërë diçka, kur nuk ke bërë gjë mirë më parë.

6. Pavarësisht papërgatitjes, Shqipëria është duke bërë më shumë se mundësia në lidhje me masat që janë duke u marrë në këtë situatë. Qeveria ka një impenjim të dukshëm duke përfshirë shumë struktura në këtë pandemi, por asnjëherë kjo nuk ka qenë e mjaftueshme. Përveç mjekëve, e dukshme është se mungojnë specialistët zyrtarë që të flasin me kompetencë për çështje me interes të madh publik. Se çfarë interesi ka që mazhoranca që nxjerr politikanët e saj të vijës së parë të zjarrit për të replikuar me ata të opozitës si të ishte një situatë normale, unë ansjëherë nuk e kam kuptuar.

7. Duke qenë se Shqipëria ka qenë në krizë ekonomike pa nisur pandemia, situata e krijuar e bën akoma edhe më të rëndë krizën. Por, në vend që vetë kryeministri Rama dhe qeveria të mbledhë specilistët më të mirë në vend të ekonomisë për të shqyrtuar rrugët se si mund të menaxhohet kjo situatë, gjithçka është e centralizuar të të njëjtët njerëz që janë shkaktarë të kësaj krize, që vijojnë të jetojnë me krizën dhe çudia është se vetëm ata nuk janë në krizë.

8. Ashtu si qeveria ka One man show-n e saj Edi Ramën edhe opozita zyrtare ka One man show-n e saj, Lulzim Bashën. Pra, në formën dhe mënyrën se si e bën politikën dhe veçanërisht komunikimin politik, opozita i është pështatur totalisht qeverisë. Ajo lufton dhe përdor të njëjtat metoda që përdor dhe qeveria. Bën të njëjtat lëvizje që ka edhe qeveria. Madje edhe axhendën e ndërton mbi bazën e axhendës së qeverisë. Duket sikur kemi një garë që zhvillohet mes dy atletëve që çuditërisht vrapojnë jo vetëm në të njëjtën pistë, por edhe në të njëjtën korsi, veçse në këtë pistë Rama është duke vrapuar përpara dhe Basha e ndjek nga pas.

9. Policia ka bërë një punë të mirë në menaxhimin e kësaj situate. Të paktën pas vitit 2000 policia shqiptare ka treguar se është shumë profesioniste në menaxhimin situatave dhe ngjarjeve të paparashikuara. Kështu ka bërë edhe në këtë kohë dhe pë rkëtë duhet të përshëndetet. Policia jonë stonon vetëm në rastet kur në të futet politika.

10. Të fundit, por jo për nga rëndësia, gazetarët janë ata që mund dhe duhet të quhen heronjtë e heshtur të kësaj pandemie. Pas mjekëve jo vetëm ata janë më rrezikuar për t’u prekur nga coronavisuri, por gazetarët kanë qenë ata që kanë bërë që e gjithë Shqipëria të mësojë se çpo ndodh. Jam i bindur që edhe kritikët më të mëdhenj ndaj medias shqiptare, në këtë situatë kanë menduar pozitivisht për gazetarët. Për gazetarët ama, për ata që janë në terren dhe ata shefa që guxojnë të publikojnë dhe nxjerrin të dhëna të sakta që informojnë poblikun. Se, sa për analistët e mbrëmjeve në ekran, kjo pandemi i la pa punë. Prandaj qeveria duhet të shikojë me përparësi që pjesë të ndihmës financiare duhet të bëjë edhe gazetarët ashtu siç kanë bërë edhe shtete tëtjera dhe jo ti lërë ata në mëshirn e pronarëve, një pjesë e të cilëve më shumë kanë hallin sit a kenë mirë me qeverië se sa të kujdesen për gazetarët që punojnë për të.

SHKARKO APP