10 pyetjet në lidhje me Covid-19, përgjigjet e bujshme të dy mjekëve shqiptarë

Pyetjeve të qytetarëve në lidhje me të gjithë pikëpyetjet në lidhje me Covid-19 i janë përgjigjur dy mjekë profesionistë, si Tritan Kalo dhe Ilir Alimehmeti.

Pyetje: Mendoni se me karantinimin, që ul imunitetin e njeriut do mund të ndalojmë këtë virus apo universi pas këtij mesazhi që na dha do e rregulloje vetë?

Ilir Alimehmeti: Pyetja është e bukur. Ky virus nuk do të ndalet. Duke ditur këtë, e vetmja gjë që është krijimi I atij që ne e quajmë imunitetin e popullatës. Karantinimi në vetvete nuk ka si objekt uljen e imunitetit, por ngadalësimin e infeksioneve për t’iu dhënë mundësi spitaleve të marren me to.

Pyetja: A mendoni se do të përdorni një terapi eksperimentale për ta luftuar sëmundjen?

Tritan Kalo: Termi eksperimental është i ekzagjeruar në këtë rast. Përdoren në skemën e mjekimi tek të sëmurët ato preparate, që janë treguar të efektshme në ato vende, që janë përballur me këtë pandemi para nesh. Nuk ka një preparat kundër këtij virusi. Pra janë kombinime preparatesh, që luftojnë infeksione të tjera.

Pyetje: Po këto masa lehtësuese, a ndikojnë në një përhapje tjetër?

Tritan Kalo: Masat lehtësuese janë parashikuar në katër faza. Jemi ende në fazën e parë që do të jenë faza dy javore, të cilat kanë kritere se cilat biznese do të lehtësohen. Pas dy javësh do bëhet një analizë nëse kanë qenë të efektshme apo jo.

Ilir Alimehmeti: Sa përket masave, duhet të kemi parasysh se gjithçka diskutohen në dinamikë. Pas kësaj do të veprojë komisioni dhe ministria e Shëndetësisë.

Pyetje: A është normale vijimësia e shifrave të të infektuarve në Shqipëri? Si është e mundur që sipas statistikave rezulton që një i prekur me virus ka infektuar 1 ose asnjë tjetër? Sa besim duhet të kemi ne shifrat që na paraqiten?

Ilir Alimeheti: Kjo është një përgjigje që duhet të bërë në fakt nga epidemiologët e terrenit, si si ata i kanë arritur këto raste. Ajo që ne kemi siguri, është indikatori i OBSH, që jep shifrën 10 për qind të rasteve pozitive të rasteve të bëra. Për pjesën e gjurmimit epidemiologjik nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Pyetje: Jam 21 vjeç dhe me djeg pak fytin, natën kam kollë, a mos janë këto simptoma të lehta këto?

Tritan Kalo: Simptomat e COVID-19 kanë një diapazon shumë të gjerë. Këto mund të vijnë edhe nga ajri i thatë i kondicionerit.

Pyetje: Personat që kanë qenë me leuçemi, a janë të rrezikuar nga virusi?

Tritan Kalo: Çdo individ që vuan nga një sëmundje kronike, detyrimisht janë personat me risk më të lartë se personat që janë të paprekur nga asnjë sëmundje.

Pyetje: A do të zhduket COVID-19 deri në muajin qershor, dhe nëse po, a do të rikthehet sërish?

Ilir Alimehmeti: Përgjigja do ta vazhdojmë ta japim në mënyrë të vazhdueshme: jo, jo dhe jo. Nuk ka për t’u zhdukur, mund të zbutet dhe mund të bjerë pak, por tani që ka prekur kjo sëmundje të gjithë globin nuk zhduket më.

Pyetje: Në Gjermani po bëhen gati në fakt për hapjen e shkollave. A mund të përmbaj rrezik?

Ilir Alimeheti: Nga pikëpamje e shëndetit publik, mbyllja e shkollave ka efekt shumë të madh. Këtë do ta shohim, kjo është për t’u parë, por hapja e tyre nuk mund të jetë në fazën e parë dhe as në të dytë.

Tritan Kalo: Kopshtet e çerdhet janë parashikuar të hapen në fazën e katërt. Do hapen, por janë katër faza me nga dy javë. Duhet të shpëtojmë nga kjo sëmundje duke krijuar imunitetin gradual në popullatë. Kjo është sëmundje me të cilën ne do të bashkëjetojmë.

Pyetje: Nëse një pacient e ka lënë infektivin dhe është kthyer banesë, a ekziston ende rreziku qe të infektohen banorët e tjerë?

Tritan Kalo: Ai duhet të qëndrojë i karantinuar edhe për 14 ditë të tjera. Pjesëtarët e tjerë duhet të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat.

Pyetje: A është e vërtetë se me rritjen e temperaturës membrana proteinike e virusit shkrihet?

Ilir Alimehmeti: Patjetër, çdo proteinë shkatërrohet në temperatura sa më të lartë. Kemi dy apo tre studime që kanë treguar se rritja e temperaturës dhe lagështisë janë armiqtë të virusi, dhe ulin koeficientin R. Efekti nuk do ta zhdukë komplet, ndryshe nga virusi i gripit. /Euronews Albania/

SHKARKO APP