10 raste kur jemi ne shkaktarë të aksidenteve (FOTO)
Aksidentet automobilistike në Shqipëri janë kthyer në një mankth të qytetarëve dhe të udhëtarëve. Nëse do të lexojmë shifra zyrtare të aksidenteve, do të vërejmë se shifrat kanë luhatje. Kështu, në vitin 2009 vetëm në aksidentet automobilistike kanë vdekur 378 persona. Në vitin 2010 kanë vdekur 352 persona. Në vitin 2011 kanë vdekur 322 persona. e në vitin 2012 vetëm në aksidentet automobilistike kanë vdekur 334 persona. Në 2013 kanë vdekur 395 persona, e ndërsa në vitin 2014 kanë vdekur 364 persona. Në vitin 2015 në aksidentet automobilistike kanë vdekur 270 persona.

Mjafton publikimi i këtyre shifrave të frikshme, për të ngritur ndoshta alarmin më të madh në shtetin dhe shoqërinë shqiptare, se përse vriten shqiptarët vriten në rrugë?
Gjatë emisionit të djeshëm “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, në të cilin ishin ftuar tre drejtues të policisë rrugore, u bënë publike 10 fotografi në të cilat janë fiksuar shkeljet e rregullave të qarkullimit që sjellin dhe aksidente me pasoja të rënda.
10 fotot në kohën e duhur që konfirmojnë shkeljet e qarkullimit rrugor në Shqipëri.
1. Dy persona që lëvizin me motorr në qytet, jo vetëm që nuk kanë skafandra, por janë duke transportuar një kabëll shumë të gjatë duke mbështjellë trupat e tyre.

2. Një drejtues motorri duke lëvizur pa skafandër në kokë dhe pas ka dy fëmijë, jo vetëm pa asnjë mjet mbrojtës, por edhe të ekspozuar ndaj aksidentit.

3. Një drejtues motorri duke lëvizur bashkë me një grua dhe në mes të tyre është një fëmijë. Të dy pasagjerët janë nën premisat e një aksidenti.

4. Një pengesë në rrugë nga papërgjegjshmëria e firmës që ka bërë rikonstruksionin e saj dhe që është burim i mundshëm i një aksidenti.

5. Kalimi në mënyrë masive i autostradës duke kaluar trafikndarësen. Sipas policisë, kjo është një shkelje që ka potencialin më të lartë të vdekjeve.

6. Përdorimi i motorrit duke transportuar një tub disa metra të gjatë, në një zonë të banuar dhe që ka premisë të konsiderueshme për aksident.

7. Përdorimi i telefonit celular dhe pa skafandër mbrojtëse është edhe kjo një premisë për aksident.

8. Në foto gjendja skandaloze e gomave të një kamioni të tonazhit të rëndë. Një premisë tejet e lartë për humbje kontrolli dhe aksident.

9. Qarkullimi i karrocave por edhe i mjeteve në gjendje jashtë çdo cilësie lëvizje, kanë premise të larta për aksident.

10. Përdorimi i celularit dhe i veprimeve të tjera gjatë drejtimit të mjetit, ka një premisë të lartë të shkaktimit të aksidentit.

KOHA JONË SONDAZH

