10 vite nga vrasja e kapitenit Feti Vogli në Afganistan
Bota është mbërthyer nga ethet e një fronti të ri lufte në Ukrainë, sot ushtarakët shqiptarë kujtojnë ndarjen nga jeta në krye të detyrës të Kapiten Feti Voglit.
Ishte 20 shkurti 2012. Komandanti i grupit Feti Vogli kishte marrë një detyrë nga komanda amerikane për të shoqëruar një zyrtare amerikane në vizitën e saj në një spital dhe një shkollë në Afganistan.
Pjesë e skuadrës ishte edhe një ushtarak afganas i cili hapi zjarr me mitroloz në drejtim të Feti Voglit i cili nuk i mbijetoi plagëve.
Ushtaraku tjetër Aleksandër Peci dhe po ashtu një koleg amerikan mbetën të plagosur. Rezultoi se agresori ishte një prej shumë të infiltruarve nga Talebanët në ushtrinë e Afganistanit.
KOHA JONË SONDAZH

