10 vjeçari kërkon korridoreve të spitalit motrën
Historitë nga Thumana janë me dhimbje të madhe por me thirrje të madhe për ndihmën ndaj të mbijetuarëve. Sindrit Caca, vëllai i Manjolës Cakoni, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni 15-vjeç, nga tërmeti në Thumanë ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10-vjeç.
Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Trumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10-vjeçarin. Vogëlushi, Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.
Kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën Drita Cakoni 15-vjeç, humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij.
KOHA JONË SONDAZH

