A do të sfidojë Berishën për drejtimin? Salianji: Dua që PD të jetë fituese

Ervin Salianji flet për situatën e krijuar brenda PD-së, ndërsa ka nisur një lëvizje me demokratët në mbarë vendin, në një kohë kur lidershipi aktual e ka cilësuar atë si “të vetëpërjashtuar”.

I pyetur nëse do të garojë kundër Sali Berishës në zgjedhjet e brendshme të partisë, Salianji u shpreh se aktualisht nuk ndodhet në një fazë gare personale, por në një proces dëgjimi dhe grumbullimi të shqetësimeve të demokratëve.

“Unë po mbledh shqetësimet e demokratëve. Do të kemi një etapë tjetër kur do të flasim për rrugët e zgjidhjes. Kjo nuk është një fazë ku ka garë apo shprehje ambiciesh personale”, tha Salianji. Sipas tij, fokusi i lëvizjes që ka nisur nuk është një përballje për poste, por rikthimi i Partisë Demokratike si një forcë fituese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?