10-vjeçari vrau vëllanë e tij 13-vjeçar, familjarët: Djali në gjendje të rëndë psikologjike, kërkojmë ndihmë nga shteti

Pas vrasjes me thikë të 13-vjeçarit nga vëllai i tij 10-vjeçar me inicialet GJ.V, në familjen Fevizi është pllakosur dhimbja.

Report TV ka shkuar pranë familjes në Baltëz, ku jeton në varfëri ekstreme. Sipas familjarëve, është pikërisht gjendja e rënduar ekonomike që ka shkaktuar këtë tragjedi.

Babai i të miturve rrëfen se ngjarja ka ndodhur teksa dy vëllezërit po pastronin peshkun në oborrin e shtëpisë. “10-vjeçari është irrituar nga diskutimi se kush do ta pastronte peshkun”, ka bërë të ditur ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmir Veizi shprehet se djali është në gjendje mjaft të rëndë psikologjike. “Ai është mjaft i tronditur, pyet gjithmonë ku është vëllai dhe e kërkon. Nuk e ka kuptuar akoma se çfarë ka bërë, e ndjen shumë mungesën e tij pasi ata gjatë gjithë kohës rrinin bashkë”, tregon i ati i dy djemve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Familjarët kërkojnë tanimë ndihmën e shtetit për ta larguar për pak kohë djalin, në mënyrë që të mos pësojë traumë.

10-vjeçari vrau vëllanë e tij 13-vjeçar, familjarët: Djali në gjendje të rëndë psikologjike

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?