Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 12:49 SPAK hetime të thelluara për Vlora Hysenin: Dyshohet se Ergys Agasi e ka paguar për informacionet e SHISH SPAK ka thelluar hetimet për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni. Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme po e heton Hysenin edhe për veprat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
Lajmet e fundit
Në trend
  • Dosja Shullazi
  • Dosja Partizani
  • Bypass i Tiranës
  • Jesús de Miguel
  • BQE dhe normat
  • TikTok
  • Berisha
  • Opozita dhe Rama
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kreu i Gjykatës së Lartë: Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë

Lajme E hënë, 29 Dhjetor 2025 13:09
Kreu i Gjykatës së Lartë: Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ka bërë publik bilancin e punës për vitin 2025, duke theksuar se backlogu i çështjeve është ulur me 61%, ndërsa vetëm gjatë këtij viti janë dhënë 6.876 vendime. Sipas tij, në pesë vitet e fundit Gjykata e Lartë ka dhënë mbi 39 mijë vendime, duke e redukutuar ndjeshëm stokun e çështjeve në pritje.

Ai vuri në dukje se sistemi i drejtësisë vijon të përballet me probleme serioze strukturore, veçanërisht mungesën e gjyqtarëve, pasi aktualisht funksionon me rreth 73.6%të kapacitetit të parashikikuar. Më kritike paraqitet situata në gjykatat e apelit, të cilat kanë vetëm 55.9% të trupës gjyqësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

DEKLARATË PËR MEDIA

Të nderuar përfaqësues të medias,

Ju falenderoj për praninë tuaj në këtë komunikim publik të fundvitit. Në kuadër të transparencës institucionale dhe detyrimit për informim, do të paraqes disa të dhëna thelbësore mbi funksionimin e Gjykatës së Lartë për vitin 2025. Për vetë pozicionin që mban, ky institucion ndërlidhet ngushtëme funksionimin e niveleve të tjera të gjyqësorit dhe me kapacitetet reale të sistemit. Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht të Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, e konsideroj të domosdoshëm edhe një ndalim të shkurtër tek gjendja dhe nevojat e burimeve njerëzore në drejtësi.Prandaj, kjo deklaratë ndahet natyrshëm në dy pjesë: rezultatet e Gjykatës së Lartë për vitin 2025 dhe disa problematika strukturore që kushtëzojnë funksionimin e sistemit, në një realitet që ende nuk mund të quhet normalitet institucional.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë këtij viti, veprimtaria e Gjykatës së Lartë është udhëhequr nga tri prioritete thelbësore: (i) menaxhimi i backlogut në mënyrë të përgjegjshme, pa cenuar cilësinë e vendimmarrjes; (ii) konsolidimi i praktikës gjyqësore përmes njësimit dhe orientimit të saj; dhe (iii) forcimi i legjitimitetit institucional përmes transparencës dhe respektimit të standardeve të një gjykimi të drejtë. Ky është vizioni i një gjykate moderne: jo thjesht ritëm dhe shifra, por cilësi, qëndrueshmëri dhe besim publik.

Mund t'ju interesojë

SPAK hetime të thelluara për Vlora Hysenin: Dyshohet se Ergys Agasi e ka paguar për informacionet e SHISH

SPAK hetime të thelluara për Vlora Hysenin: Dyshohet se Ergys Agasi e ka paguar për inf...

Para 5 minutash
Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Para 44 minutash
Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Para 1 ore

Ulja e backlogut me 61% është një tregues domethënës i performancës së Gjykatës së Lartë, veçanërisht në kushtet kur në gjykatat e apelit stoku i çështjeve vijon të rritet. Rezultati i arritur është produkt i një volumi pune të jashtëzakonshëm, i disiplinës institucionale dhe i një strategjie të qëndrueshme. Kështu, në pesë vitet e fundit janë dhënë 39.269 vendime, duke e reduktuar backlogun në 14.081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6.876 vendime, prej të cilave 2.506 nga Kolegji Administrativ, 2.395 nga Kolegji Civil dhe 1.975 nga Kolegji Penal. Krahas 4 vendimeve njësuese, të cilat kanë përcaktuar standarde të reja për zbatimin e ligjit, presin zgjidhjen e tyre edhe 4 vendime të tjera.

Referuar numrit të vendimeve të dhëna dhe 2.513 çështjeve të reja të regjistruara, norma e likuidimit ka arritur në 273%. Çdo gjyqtar ka dhënë mesatarisht rreth 429 vendime në vit. Këto shifra nuk përfaqësojnë një “normalitet” gjyqësor; ato janë stërmundim profesional dhe dëshmi se Gjykata e Lartë ka ruajtur funksionimin e sistemit nën presion të vazhdueshëm strukturor.

Vijon të mbetet problem seriozcilësia e dobët rekurseve. Nuk e kanë kaluar testin e pranueshmërisë60% e rekurseve në Kolegjin Civil, 71% në Kolegjin Administrativ dhe 82% në Kolegjin Penal.Për rrjedhojë, koha gjyqësore po shpenzohet për ankime që nuk plotësojnë standardin ligjor të gjykimit kasacional. Kjo nuk i shërben as qytetarit, as shtetit, as vetë drejtësisë.

Në fushën administrative dhe pjesërisht në atë civile, rekurset e papranueshme u përkasin kryesisht organeve publike. Në vitin 2025, organet publike rezultojnë gjyq-humbëse në 55% të çështjeve administrative (1.016 çështje), ndërsa individët dhe subjektet privatë në 42% (777 çështje).Në fushën penale, prokuroria rezulton gjyq-humbëse në 18.4% të çështjeve (302 çështje),ndërsa individët në 80.2% (1.323 çështje).Kjo situatë evidenton problematikanë përfaqësimin ligjor, moshartiminsiç duhet të rekurseve, mosndjekjen apo mosnjohjen e praktikës së Gjykatës së Lartë dhe ngatërrimin e rolit të gjykatës kasacionale me gjykatat e faktit.

Filtri kasacional në hyrje i zbatuar nga Kolegji Administrativ ka funksionuar me eficiencë: 32% e rekurseve administrative të regjistruara janë konstatuar haptazi të pabazuara, duke frenuar shtimin artificial të çështjeve në pritje.

Ulja e backlogut reflektohet edhe në dinamikën e kolegjeve përkatëse: Kolegji Penal ka hyrë në gjykimin e çështjeve të regjistruara në vitin 2025, duke eliminuar plotësisht backlogun penal; Kolegji Administrativ vijon me performancë shumë të mirë; ndërsa Kolegji Civil ka rritur ndjeshëm kapacitetin e përfundimit të çështjeve, pavarësisht ngarkesës historike.

Gjykata e Lartë, në ushtrimin e kompetencave të saj, ka zgjedhur gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjin, duke ruajtur legjitimitetin institucional të vendimmarrjes, e konfirmuar më pas edhe nga kontrolli kushtetues.

Transparenca mbetet orientim kryesor. Komunikimi publik, buletini elektronik dhe baza e të dhënave JUDIX janë forcuar, duke rritur aksesueshmërinë në praktikën gjyqësore.Edhe bashkëpunimi ndërkombëtar është forcuar në mënyrë të dukshme: organizimi në Vlorë i Konferencës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Europës Qendrore dhe Lindore, pjesëmarrja aktive në rrjetet europiane, si dhe besimi i dhënë Shqipërisë për organizimin e World Law Congress 2027, janë tregues konkretë të kësaj besueshmërie institucionale.

Rezultatet e Gjykatës së Lartë janë reale, por ato nuk përfaqësojnë panoramën e plotë të drejtësisë shqiptare.Sistemi sot prodhon backlog të ri për shkak të mungesave strukturore. Çdo ngarkesë e krijuar sot në shkallë të parë dhe apel, nesër do të jetë ngarkesë për Gjykatën e Lartë.

Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë, përballë 417 të parashikuar nga struktura organizative, çka do të thotë se sistemi funksionon me vetëm 73.6% të kapacitetit të tij, ose me 110 gjyqtarë më pak. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se deri në vitin 2028 nga Shkolla e Magjistraturës parashikohet të dalin jo më shumë se 67 gjyqtarë të rinj. Nëse i referohemi standardeve të CEPEJ, Shqipërisë do t’i nevojiteshin rreth 587 gjyqtarë, çka nxjerr në pah një disproporcion të thellë ndërmjet nevojave reale dhe kapaciteteve aktuale të sistemit. Ky realitet dëshmon mungesë vizioni strategjik për hyrjet e reja në sistem. Sot është domosdoshmëri të merren masa konkrete për korrigjimin e menjëhershëm të kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës.Në këtë panoramë të përgjithshme mungesash, gjykatat e apelit përbëjnë sot hallkën më kritike të sistemit gjyqësor, duke funksionuar me vetëm 55.9% të trupës gjyqësore të parashikuar, çka rrezikon seriozisht aftësinë e tyre për të përballuar volumin e çështjeve dhe për të garantuar afate të arsyeshme gjykimi.

Në këtë atmosferë presioni strukturor,Gjykata e Lartë ka garantuar funksionimin e sistemit, përmes përgjegjësisë institucionale dhe punës intensive, pavarësisht mungesës së kapaciteteve reale.Kjo është sfida thelbësore e drejtësisë sot: jo thjesht të funksionojë falë përpjekjes së jashtëzakonshme të njerëzve që e mbajnë në këmbë, por të garantojë që ky funksionim të jetë i qëndrueshëm. Një sistem nuk mund të mbështetet pafundësisht te sakrifica individuale. Pa politika për njerëzit, pa investim në kapacitetet njerëzore dhe pa vizion afatmesëm, nuk ka drejtësi që reziston. Qytetari nuk pret justifikime, por kërkon funksionim të drejtë, cilësor dhe në kohë të sistemit gjyqësor.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

SPAK hetime të thelluara për Vlora Hysenin: Dyshohet se Ergys Agasi e ka paguar për informacionet e SHISH
Para 5 minutash

SPAK hetime të thelluara për Vlora Hysenin: Dyshohet se Ergys Agasi e ka paguar për informacionet e SHISH

Mourinho ngre shqetësimin për pushimin e kombëtareve: Lojtarët janë të rraskapitur, kanë nevojë të pushojnë
Para 6 minutash

Mourinho ngre shqetësimin për pushimin e kombëtareve: Lojtarët janë të rraskapitur, kanë nevojë të pus...

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit
Para 32 minutash

Etrit Berisha: Duhet të mësojmë nga gabimet dhe të synojmë kreun e grupit

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS
Para 44 minutash

Mediu në GJKKO: Privatizimi i Partizanit erdhi me kërkesë të PS

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 16 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 23 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.