
SPAK ka thelluar hetimet për ish-drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni.
Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme po e heton Hysenin edhe për veprat e korrupsionit pasiv dhe pastrim parash.
Vlora Hyseni dyshohet se përfitoi të paktën 500 mijë euro nga Ergys Agasi përmes vëllezërve të saj në Gjermani.
SPAK po verifikon një transfertë në një kompani ku është i punësuar vëllai i Vlora Hysenit, Izet Dingler. Ndërkohë po verifikohen edhe disa listëpagesa që janë gjetur në zyrën e EATABACCO të Ergys Agasit.
Ish-drejtoresha e SHISH, është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të dosjes së AKSHI-t, ku dyshohet për përfshirje në veprimtari që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi.