Protesta që po mbahet këtë të diel në Tiranë, u shoqërua për disa orë me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa këta kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë uji për shpërndarjen e turmës.
Një tjetër moment tensioni është regjistruar në sheshin ”Skënderbej”, ku një protestues i është afruar nga pas një efektivi të policisë, duke e goditur në befasi. Si pasojë e goditjes, efektivi ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë, ndërsa protestuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Situata u tensionua edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë tentuar të afrohen pranë godinës së Kryeministrisë, duke u përballur me ndërhyrjen e forcave të rendit.
Gjatë protestës janë hedhur edhe mjete piroteknike në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Momente tensioni janë regjistruar gjithashtu edhe pranë selisë së Partisë Socialiste, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Lexoni edhe:
Protestuesi godet në befasi efektivin pas shpine dhe e rrëzon në tokë
Tensione pranë selisë të PS-së, qendra e tejmbushur me gazlotsjellës
Protestuesit drejt Kryeministrisë, policia blindon godinën dhe ndërhyn me gaz lotsjellës e ujë
Plagosja e deputetit të PD, ministri Demo kërkon pezullimin e efektivit
Berisha: E meritojnë të digjen komisariatet nga protestuesit!