
Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku janë regjistruar momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku deputeti është rrëzuar në tokë, pas një dëmtimi që dyshohet se është shkaktuar nga një plumb gome.
Sipas informacioneve paraprake, Hoti ka pësuar një dëmtim në pjesën e shpinës, ndërsa personat e pranishëm në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për transportimin e tij drejt spitalit, ku pritet t’u nënshtrohet kontrolleve të nevojshme mjekësore.
Pavarësisht lëndimit, deputeti demokrat ka arritur të ngjitet vetë në ambulancë.
Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e saktë të dëmtimit apo gjendjen shëndetësore të Kliti Hotit.