
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i bypass-it të Tiranës.
“Dhe me kantierin e Bypass-it të Tiranës, një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore që po merr formë dhe që do të lidhë Korridorin Blu me autostradat Tiranë–Durrës dhe Tiranë–Elbasan, duke lehtësuar trafikun dhe shmangur kalimin përmes kryeqytetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve që sjell në rrjetet sociale.