10-vjetori i rënies në detyrë të dëshmorit Feti Vogli, Presidenti Meta: Sakrifica e tij na frymëzon

Ishte 20 shkurti 2012 kur Feti Vogli u vra në Afganistan. Në 10 vjetorin e rënies në detyrë të dëshmorit, një reagim ka ardhur edhe nga Presidenti Ilir Meta.

Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit thotë se sakrifica e tij sublime në emër të lirisë, na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë.

“Si sot 10 vite më parë dha jetën në krye të detyrës, në vijën e parë kundër terrorizmit, Dëshmori i Atdheut Kapiten Feti Vogli. Sakrifica e Tij sublime në emër të Atdheut, Lirisë dhe Paqes na bën krenarë dhe frymëzon në çdo kohë. Kujtimi i Kapiten Feti Voglit do të mbetet i paharruar! LAVDI!”, shkruan presidenti, krahas fotos së dëshmorit Feti Vogli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?