100 francezë në ekipet e shpëtimit në Shqipëri

Ambasada e Francës në Shqipëri, thotë se pas tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë natën duke u gdhirë 26 nëntori, Franca u mobilizua me shpejtësi duke dërguar brenda më pak se 12 orëve një ekip me 50 ushtarakë të Njësisë së Udhëzimit dhe Ndërhyrjes së Sigurisë Civile (UIISC7 Brignoles), njësi e Këmbësorisë që i përket forcave xhenio, ushtarakë të sigurisë civile, të cilëve iu bashkuan që të nesërmen një ekipi me 41 zjarrfikës.

Të vendosur në qytetin e Durrësit, ekipet e shpëtimit u angazhuan në operacionet e kërkimit të dy viktimave nën një ndërtesë gjashtë kate, dy katet e para të së cilës u shembën plotësisht. Pas 36 orësh rresht ndërhyrjeje në një mjedis mjaft të rrezikshëm për shkak të pasgoditjeve të shumta të tërmetit, forcat e shpëtimit arritën të nxjerrin kufomat e viktimave dhe t’ua dorëzojnë autoriteteve lokale dhe familjeve të tyre.

Në përfundim të fazës së shpëtimit, në koordinim me ekipet italiane dhe zvicerane, të dy njësitë franceze i përqendruan përpjekjet në misionet e vlerësimit të ndërtesave të dobësuara nga tërmeti, vlerësimi i udhëhequr nga bashkia e Durrësit dhe mbështetur nga një njësi ndërkombëtare koordinimi, së bashku me ekspertë të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?