100 mijë euro drogë, kush është bosi shqiptar i kokainës që bënte kërdinë me të shoqen në Greqi?
Një shqiptar, i cili sipas policisë greke është kreu i një grupi kriminal shqiptaro-grek është shpallur në kërkim nga policia.
24 anëtarë të këtij grupi ( nga 20-71 vjeç) u vunë në pranga nga policia greke pasi iu sekuestruan sasi të konsiderueshme drogash të forta (10 kg marijuanë, kokainë e heroinë), rreth 93 mijë euro dhe armë.
Në banesën e shqiptarit të shpallur në kërkim është gjetur 1 kg kokainë. Sasia e lëndës narkotike ishte përzier me oriz dhe u gjet brenda një vazoje xhami e groposur në 55 cm thellësi.
Në pranga është vënë edhe bashkëshortja e tij 48-vjeçare dhe dy efektivë të policisë së Atikës të cilët dyshohen se kanë lidhje me grupin kriminal.
Grupi akuzohet se ka kryer rreth 11 vjedhje banesash dhe 7 vjedhje makinash, përpos disa individëve.
Në aktivitetet e tyre kriminale ata përdornin makina të vjedhura.
KOHA JONË SONDAZH

