100 mijë lekë shtesë për mjekët që punojnë jashtë zonave të tyre të banimit

Tashmë mjekët që punojnë larg zonës së tyre të banimit, do të mund të marrin 100 mijë lekë shtesë çdo muaj. Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nëpërmjet një statusi në “Facebook”.

“100 mijë lekë shtesë çdo muaj për mjekët që do të ushtrojnë profesionin larg zonës së tyre të banimit”, bën me dije Beqaj.

Vendimi është komentuar edhe nga Kryeministri Edi Rama, sipas të cilit çdo mjek që do të pranojë të punëojë jashtë zonës së banimit do të ketë marrë 100 mijë lekë të reja shtesë në muaj.

‘Sot në të gjitha spitalet funksionon sistemi i telemjekësisë, ku pacientët nuk shpenyojnë të vijnë në tiranë për të marë mjekimin e tzre, pasi telemjekësia mundëson marrjen e këtij shërbimi atje ku pacienti ndodhet pa u dashur që ai të shpoenyojë kohe dhe para për të ardhur në tiranë. Qeveria vendosi dje të japë 100 miljë lekë të reja shtesë në muaj për çdo mjek që vendos të kryej shërbimin e tij jashtë vendit të banimit’, tha Rama.

SHKARKO APP