FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gonzato: Mbrojtja e natyrës prioritet për Shqipërinë dhe BE. Duhen veprime konkrete

BE rikonfirmon mbështetjen për Shqipërinë në mbrojtje të pasurive natyrore, përmes projektit EU4Nature, që synon menaxhim më të mirë të zonave të mbrojtura, planifikim më të zgjuar dhe zbatimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë.

Në një kohë kur turizmi po zgjerohet dhe presioni mbi mjedisin e biodiversitetin po rritet, mbështetja e BE-së konsiderohet vendimtare për ruajtjen e bregdetit, lumenjve, pyjeve, lagunave dhe maleve të Shqipërisë. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, theksoi se projekti EU4Nature mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të vendit.

”Projekti EU4Nature mund të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të Shqipërisë. Megjithatë, edhe autoritetet shqiptare duhet të bëjnë pjesën e tyre për të përballuar presionin në rritje mbi zonat e mbrojtura. Për më tepër, projekti po e ndihmon vendin të ecë përpara drejt standardeve mjedisore të BE-së. Por mbrojtja e natyrës shkon përtej përafrimit të politikave; kërkon veprime konkrete në terren”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti EU4Nature synon të forcojë kapacitetet institucionale për administrimin e zonave të mbrojtura, të përmirësojë planifikimin territorial dhe të nxisë praktika që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm, në përputhje me standardet mjedisore të Bashkimit Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?