100 pacientë nga Shqipëria do të trajtohen falas në Turqi
Në vijim të nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit Strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, gjatë kësaj të mërkure në Ankara është nënshkruar edhe marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Shëndetësisë.
Në këtë marrëveshje parashikohet se Ministria e Shëndetësisë e Turqisë do të vazhdojë të ofrojë trajtim falas për 100 pacientë në vit nga Shqipëria për ndërhyrje të vështira, që kanë nevojë për trajtim tejet të specializuar.
Po ashtu, kjo marrëveshje ka për qëllim të mbështesë dhe përmirësojë shkëmbimin e njohurive, përvojës, shërbimeve dhe teknologjisë midis dy vendeve, për të forcuar sistemet dhe politikat shëndetësore.