100 pasagjerë të Wizz Air ngelën në Pragë! Po prisnin për t’u kthyer në Tiranë

Këtë mbrëmje, kompania ”Wizz Air” ka lënë në aeroport rreth 100 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin me linjë direkte nga Praga për në Tiranë. Qytetarë të shumtë kanë denoncuar ‘braktisjen’ që u është bërë në Pragë nga Wizz Air.

“Jam nga grupi i shqiptarëve që ka mbetur në Pragë. Wizz Air ka pasur një udhëtim direkt të programuar në orën 2, e ka shtyrë 3 herë brenda ditës. Nga ora 14:00 e çoi në 17:00, nga 17:00 e çoi në 18:30 pastaj e çoi në 19:10 dhe më pas në kohën kur ne ishim dukë u bërë gati, duke imbarkuar, mbyllin derën dhe ikën avioni me 1/3 e pasagjerëve. Te gjithë tjerët jemi këtu, mbi 150 veta.

Tani po shkojmë për të vulosur pasaportat për të dalë nga zona e imbarkimit, që të na japin edhe një shpjegim më të detajuar. Kjo gjëja nuk ka as shpjegim kjo gjëja. Uroj që Wizz Air sensibilizohet dhe nesër mund të sjellë një avion të na sjellë në Tiranë”,-tha një prej pasagjerëve.

SHKARKO APP