100 të moshuar festojnë me këngë dhe valle
Një aktivitet me këngë e valle në ditën e të moshuarve u organizua nga Kryqi i Kuq Shqiptar. Të ftuarit pjesëmarrës përcollën mesazhe për të rinjtë që t’i kushtojnë një vëmendje kësaj grupmoshe dhe tu falin dashuri. Në Ditën Ndërkombëtare të të moshuarve, Kryqi i Kuq Shqiptar rezervoi disa orë argëtimi për ketë grupmoshë. Të ftuar ishin emra te njohur si Marjana Kondi, Alfio Rrotani dhe Indrit Çela. Mesazhi i tyre ishte për të rinjtë që të tregojnë një vëmendje të veçante për moshën e tretë. Në këtë qendër, e cila mbështetet nga kryqi i kuq, janë rreth 100 të moshuar të cilëve u ofrohet ushqim, këshillim psiko-social dhe shërbime shëndetësore.
KOHA JONË SONDAZH

