100 vjet shërbim gjeologjik shqiptar

Nga Viktor Doda, drejtor i përgjithshëm i SHGJSH-së

Kremtimi i 100-vjetorit të krijimit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar është një ngjarje e shënuar jo vetëm për komunitetin e Gjeologëve dhe të gjithë punonjësve të Shërbimit Gjeologjik, por për mbarë vendin, pasi puna dhe kontributi i gjeologëve është i njohur në çdo cep të atëdheut tonë.
Njëqind vjet më parë, në vitin 1922, Qeveria Shqiptare e kohës, nëpërmjet Ministrit të Financave Zef Curani, fton gjeologun Austriak Dr. Ernest Nowack nga Universiteti Gjeologo – Minerar Leobën, Austri dhe i propozoi atij detyrën e gjeologut të shtetit Shqiptar.

Në këtë vit nënshkruhet kontrata ndërmjet Ministrit të Punëve Botore dhe Bujqësisë Sejfi Vllamsi dhe gjeologut Dr. Ernest Nowack, i cili pas plotësimit të kushtëve nga Qeveria Shqiptare, hapi për herë të parë zyrën gjeologjike në Shqipëri që funksionoi deri në vitin 1929.
Mbas çlirimit të vëndit, Qeveria Shqiptare me vendim të posaçëm të Këshillit të Ministrave, vendosi më datë 31 Gusht 1952 krijimin e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Ne, komuniteti i gjeologëve, ndryshe nga politika e cila nuk bie dakord për datat historike të vendit tonë, jemi dakordësuar që viti 1922 është viti i krijimit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, prandaj sot po kremtojmë 100 vjetorin e tij, dhe viti 1952 është ringritja e tij me një organizim dhe standart shumë më të lartë.
Për historinë e një vendi 100 vite nuk janë shumë, por për historinë e Shqipërisë, si një shtet relativisht i ri, 100 vite kanë shumë rëndësi. Në vitin 1912 u themelua shteti Shqiptar dhe në vitin 1922 u krijua Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, kjo përbën një veçanti të historisë së krijimit të institucioneve jo vetëm për vendit tonë, por edhe krahasuar më vendet e tjera Europiane dhe më gjerë.
Në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, që nga krijimi i tij e deri më sot, është e përfshirë gjithë përvoja botërore e fushave të gjeoshkëncave, e cila e ka bërë këtë shërbim që me kontributin shkencor të gjeologëve shqiptar dhe me eksperiencën e gjeologëve të huaj që kanë punuar në vendin tonë, ky shërbim të qëndrojë gjithnjë dinjitoz përkrah gjithë shërbimeve gjeologjike të vendeve të tjera, në aspektin teorik dhe praktik, duke e vendosur atë në një vend të rëndësishëm në Shërbimet Gjeologjike Europiane, anëtar i të cilit është që nga Janari i vitit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rrugëtimin 100 vjeçar Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ka kaluar plot sfida, sakrifica, punë të shumta, nivel bashkëkohor shkencor, eksperiencë, rëzultate shumë të mëdha në fushën e studimeve të gjeoshkencave në përgjithësi, në fushën e kërkim- zbulimit të mineraleve të dobishme, të Hidrokarbureve në

Swiss Digital Mobile Reklama

tokë dhe det, të burimeve ujore nëntokësore si edhe në studimet gjeoteknike të truallit për ndërtimin e veprave inxhinierike të të gjitha llojeve që janë ndërtuar deri më sot në vendin tonë.
Pjesë e historisë të Gjeologjisë Shqiptare janë edhe studimet e gjeologeve të huaj Italian, Francez, Austriak etj, të bëra për vendin tonë për qëllime të ndryshme nga shekulli i XIX deri në gjysmën e parë të shekullit XX.
Krijimi i zyrës Gjeologjike Shqiptare në vitin 1922 me gjeologë Austro-Hungarez, e cila funksionoi deri në vitin 1929, duke hartuar hartën e parë gjeologjike të Shqipërisë në shkallë 1 : 200 000, shënon funksionimin zyrtar të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Nga viti 1929 deri në vitin 1939 shteti i kohës dha disa konçensione për kërkim–zbulimin dhe shfrytëzimin e mineraleve metalore dhe hidrokarbureve. Në vitin 1939 deri në çlirimin e vendit në vitin 1944, janë ndërprerë studimet gjeologjike në vendin tonë për arsyet që dihen.
Pas çlirimit të vendit deri në vitin 1948 është punuar nga gjeologë Jugosllav e mbas këtij viti nga ekspedita gjeologjike të ish Bashkimit Sovjetik, Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe R.D.Gjermanisë.
Pas vitit 1952, kur u diplomuan gjeologët e parë shqiptarë jashtë vendit, atyre Shteti Shqiptar ju besoi punën e madhe të kërkimeve dhe studimeve gjeologjike të gjithë territorit të vëndit me ekspedita dhe ndërmarrje gjeologjike, gjeofizike, hidrogjeologjike, gjeologo-inxhinierike dhe me institutet përkatëse të mineraleve të dobishme e hidrokarbureve.
Deri në viti 1961 gjeologët tanë dhe gjithë specialistët e tekniket e gjeoshkencave kanë punuar me specialistët e ish Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera të Lindjes.
Mbas vitit 1961 gjeologëve dhe gjithë specialistëve të gjeoshkencave, ju ra barra dhe përgjegjësia e madhe, pa asnjë ndihmë nga jashtë vendit, me përjashtim të përiudhës së ndihmës me specialistë, por më tepër me bazë materiale e laboratorike të akorduar nga Kina, të kryenin gjithë studimet dhe kërkimet në fushën e gjeoshkëncave me përkushtimin dhe aftësi të larta profesionale.

Periudha nga viti 1961 deri në vitin 1990 është periudha më e lavdishme dhe më e vështirë e punës së gjeologëve Shqiptar të mineraleve xeherore dhe hidrokarbureve, kjo për volumin e madh të punës që ata kanë kryer dhe për problematikën që kanë përballuar me drejtimin politik të vendit në këtë periudhë.
Inxhinierëve tanë të gjeoshkëncave, gjithë specialistëve të tjerë, teknikëve, sondistëve, minatorëve, pra gjithë punonjësve të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar u takon merita për kontributin e madh që kanë dhënë në përparimin e shkencës së Gjeologjisë Shqiptare në përgjithësi, në kërkimin dhe zbulimin e mineraleve metalorë, hidrokarbureve, burimeve ujore, lëndëve të para ndërtimore e industriale, në studimet gjeoteknike për ndërtimin e veprave inxhinierike, për zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe social-kulturor të vendit tonë.

Kontribut madhor në përgatitjen, specializimin dhe formimin e gjithëanshëm të Inxhinierve të të gjitha fushave të Gjeoshkencave ka dhënë Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, pjesë e Universitetit Shtetëror, sot Universiteti Politeknik i Tiranës.
Brezit të parë të pedagogëve të këtij fakulteti dhe gjithë brezat e tjerë të pedagogëve në vazhdimësi u përket merita e madhe njerëzore, etike, intelektuale dhe shumë profesionale, për edukimin dhe përgatitjen e gjithë inxhinirëve të fushave të gjeoshkëncave nga themelimi i këtij fakulteti e në vazhdimësi.

Mirënjohje të pakufishme gjithë punonjësve të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, që nga krijimi i tij deri më sot, për sakrificat dhe kontributin e tyre gjatë gjithë periudhës 100 vjeçare të rrugëtimit të këtij Shërbimi, ndjesë atyre që u persekutuan dhe atyre që nuk u vlerësuan sa dhe si duhej për punën e kontributin e tyre.
Homazh e nderim për të gjithë gjeologët që nuk jetojnë.
Respekt, vlerësim dhe mirënjohje të thellë për punën e gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë.
Ta gëzojmë jubilen e 100 Vjetorit të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Paraprirësin e zhvillimit industrial, ekonomiko-social dhe kulturor të vendit tonë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?