FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama poston fotot: Hapësira moderne e funksionale në tregun e ri të fruta-perimeve në Elbasan

Tregtimi i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, falë investimit të fundit që ka transformuar rrënjësisht kushtet e punës dhe të shërbimit për tregtarët dhe qytetarët.

Kryeministri Edi Rama thotë se ky investim nuk ka përmirësuar vetëm estetikën urbane të zonës, por mbi të gjitha garanton standarde më të larta të sigurisë ushqimore. Struktura e re është projektuar për t’u shërbyer rreth 35 tregtarëve, të cilët tashmë kanë lënë pas kushtet e vështira dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre në ambiente moderne dhe funksionale.

“Tregu i ri i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ofron kushte bashkëkohore për tregtarët, të cilët tashmë operojnë në hapësira moderne dhe funksionale”, shkruan Rama. Hapësira është e mbyllur plotësisht me struktura xhami, e pajisur me ndriçim efikas dhe me kushte optimale për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore, duke respektuar standardet higjieno-sanitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?