100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Kryeministri Rama: Model! Ky quhet institucion me plot gojën
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e organizuar për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Rama tha:
“Duke ardhur në këtë moment celebrimi, mendoja se Banka e Shqipërisë është, në mos i vetmi, ndër shumë të paktit institucione të Republikës tonë që mund të quhet me plot gojën, institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarde që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi dhe që bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe në tryezën e familjes evropiane.
Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për plot institucione të tjera që janë në formim e sipër. Do të ishte vërtet e dobishme që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për t’u fokusuar dhe konsoloduar si institucion të merrej përsipër dhe të shkruhej për t’u dhënë të tjerëve një pasqyrë të gjithë rrugës se si u ngrit një institucion i tillë, i cili është plotësisht i integruar në botën ku jetojmë.
Edhe pse historia me Bankën e Shqipërisë nuk ka qenë bujare, për arsye që duhen studiuar, ky është institucioni që na përfaqëson si model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, theksoi Rama.
KOHA JONË SONDAZH

