FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Kryeministri Rama: Model! Ky quhet institucion me plot gojën

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e organizuar për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Rama tha:

Duke ardhur në këtë moment celebrimi, mendoja se Banka e Shqipërisë është, në mos i vetmi, ndër shumë të paktit institucione të Republikës tonë që mund të quhet me plot gojën, institucion. Në atë kuptim dhe me ato standarde që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi dhe që bëjnë që ky vend të përmbushë kriteret e të qenit një vend në botën e zhvilluar dhe në tryezën e familjes evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është e lehtë të thuhet e njëjta gjë për plot institucione të tjera që janë në formim e sipër. Do të ishte vërtet e dobishme që historia e zhvillimit dhe e përpjekjeve të Bankës së Shqipërisë për t’u fokusuar dhe konsoloduar si institucion të merrej përsipër dhe të shkruhej për t’u dhënë të tjerëve një pasqyrë të gjithë rrugës se si u ngrit një institucion i tillë, i cili është plotësisht i integruar në botën ku jetojmë. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse historia me Bankën e Shqipërisë nuk ka qenë bujare, për arsye që duhen studiuar, ky është institucioni që na përfaqëson si model i asaj që duhet të jenë institucionet e pavarura të vendit”, theksoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?