100-vjetori i Tiranës, rruga në zemër të kryeqytetit merr emrin e Gani Luzit, Veliaj: Ishte burim mirësie dhe frymëzimi

Në këtë 100-vjetor të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë, nga sot, një ndër rrugët e rëndësishme të Tiranës do të mbajë emrin “Gani Luzi”, nismëtari dhe krijuesi i shtatë ndërmarrjeve të ndryshme: i Uzinës “Tirana”, Fabrikëssë Llullave, ndërmarrjessë prodhimit të Çadrave etj.,ku u punësuan me dhjetëra njerëz me aftësi të kufizuar.

“Është një ditë jashtëzakonisht e veçantë sepse po nderojmë një tirons me taban, një familje me ‘rrënjë’, që i ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm qytetit tonë. Sot nuk emërtojmë thjesht një rrugënë zemër të Tiranës me emrin “Gani Luzi”, por është edhe një mundësi për të kujtuar një figurë historike, e cila u bë sinonim i tëgjitha ndërmarrjeve që drejtoi. Kur njerëzit thoshin është ndërmarrja e Gani Luzit, nuk është se nuk e dinin që ajo ishte ndërmarrja e Artistikes, e Metalikes apoe Drurit, por sepse njeriu ishte bërë sinonim i punës. Çka do të thotë se nuk ka regjim që të ndalon të jesh njeri i mirë e punëtor dhe nuk ka regjim që të ndalon të jesh njeri i drejtë dhe bamirës”, tha kryetari Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Gani Luzi ka qenë gjithmonë një burim frymëzimi dhe model edhe për brezat e rinj. “Për gjeneratën e prindërve tanë, emri i Gani Luzit ishte personifikimi i njeriut të drejtë, të mirë dhe bamirës. Jamshumë krenar që emrin e tijia japim një rruge në zemër të Tiranës, përt’i kujtuar çdo kalimtari, të rinjve, që në këtë qytet kanë shkelur njerëz, të cilët në kushte të jashtëzakonshme kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Për Shqipërinë e atyre viteve të vështira, të sakrificës dhe vuajtjes, të skamjes dhe shtypjes, emri i Gani Luzit ka qenë gjithmonë burim frymëzi

SHKARKO APP