1000 mësues për fëmijët ndryshe? Albioni nuk hyri në mësim
Ndonëse ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se janë 1000 mësuesit ndihmës për nxënësit me nevoja të veçanta, në realitet është ndryshe. 8-vjeçari Albioni mungoi në ditën e parë të shkollës, pasi mësueses së tij ndihmëse i është ndërprerë kontrata e punës.
”Me mësuese Almën kur komunikova më tha që ne jemi me kontratë, nuk jemi më se do fusin nga portalet dhe për mendimin tim si prind kjo mësuese duhet të vazhdojë në shkollë derisa të vijnë mësueset e portaleve që fëmija im me aftësi ndryshe ta kaloj lehtshëm. Unë kam lënë punën për fëmijën, që i shërbej 24 orë non stop. Unë reagoj vetëm për këtë fëmijë”,-tha babai i tij.
Babai i kërkon ministres së Arsimit që shërbimi i specializuar për fëmijën e tij me aftësi të ndryshe, të vazhdohet t’i jepet nga e njëjta mësuese. Në të kundërt, 8-vjeçari nuk do të ketë progres pasi trajtimi për të do të niste nga e para. Pas këmbnguljes së tij në dyert e Ministrisë, kjo e fundit tërhiqet.
Librat ishin një tjetër shqetësim për babain e Albionit. 8 vjeçari me librat e tejpërdorur dhe pa mësuesen që e kuptonte më së miri, nuk ka dëshirë të hyjë në mësim. ”I mora librat e grisura , nuk i pashë me vëmendje se i besoj institucionit. Ja dhashë Albionit e tha ”uhh librat”, kështu sinqerisht dhe kur i hapi tha u gris”.
KOHA JONË SONDAZH

