1000 motoristë mblidhen në Shijak, shqiponjat dykrenore mbushin qytetin

“Albania Bikers” ka mbledhur në qytetin e Shijakut mbi 1000 motorist nga 14 vende të ndryshme të botës. Eventi u organizua shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me Bashkinë Shijak, ku përpos itinerarit të motoçiklistëve i cili do të nisi nga qendra e qytetit të Shijakut, më pas do t’i drejtohet zonës së Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Eventi u organizua për të tretin vit radhazi, ku Bashkia e Shijakut ka qenë pritësja duke i hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë në Shqipëri është pritur në këtë qytet.

Më tej aktiviteti do të vazhdojë me një koncert rock n’ roll, i cili do të rimbledhë të gjithë motoçiklistët në një mbrëmje festive në qendër të Shijakut.

SHKARKO APP