1000 persona më shumë se kapacitetet nëpër burgje, këtë vit jo amnisti

Kjo është bërë me dije nga vetë drejtori i Përgjithshëm, Artur Zoto, sipas të cilit, këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, nuk do të ketë amnisti për të dënuarit.

“Për momentin kemi mbi 1.000 të denuar mbi kapacitetin, por me masat që kemi marrë, me gjithë infrastruktrën që kemi situatën po e menaxhojmë në kushte optimale. Ne kemi strategjinë tonë dhe së fundmi kemi kategorizuar institucionin “Ai Demi”, në një institucion vetëm për gra, kemi krijuar më shumë hapësirë te 313, dhe po mirëmenaxhojmë institucionet e tjera. Mendoj që situata është shumë normale, shumë e qetë. Mendoj që nuk është edhe në orientimin e politikave penale, aplikimi shumë shpejt i amnistive“, tha Zoto.

Ndërkohë, drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa ka ndërmarrë një fushatë në burgje, në mënyrë që të informojë të dënuarit se kush përfiton prej tyre dënimin alternativ, që do të thotë lënien e qelive përballë një dënimi tjetër me

kusht. 

“Nga sondazhe gjatë takimeve që kanë patur punonjësit e Shërbimit të Provës, me të burgosur, të dënuar, kemi konstatuar që jo të gjithë kanë informacion përsa i përket masave alternative, ose përsa i përket drejtës së tyre për të kërkuar, për të apikuar për liri me kusht në rastet e plotësimit të kërkesave të ligjit material”, tha drejtori Qafa.

Për këtë arsye drejtuesit e të dyja institucioneve nënshkruan një marrëveshje, nëpërmjet të cilës Shërbimi i Provës lejohet që të shpërndajë një manual informues në burgje, për kategorinë e atyre të dënuarve që plotësojnë kushtet për të lënë qelitë.

SHKARKO APP