FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestuesit shtyhen me efektivët, deputeti Boçi lëndohet nga spraji i hedhur

Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së opozitës të zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytet, e cila kësaj here po mbahet në formën e një marshimi protestues.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, forcat e Policia e Shtetit kanë bllokuar një segment rrugor për të ndalur avancimin e protestuesve në drejtim të godinës së institucionit, ndërsa një pjesë e demonstruesve kanë tentuar të çajnë kordonin policor për të vijuar marshimin.

Situata është shoqëruar me shtyrje dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa policia ka përdorur spraj neutralizues për të shpërndarë turmën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë tensioneve ka mbetur i lënduar edhe deputeti i opozitës, Luçiano Boçi, i cili sipas raportimeve është prekur nga spraji i përdorur nga policia. Ai ka marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje, ndërsa protesta ka vijuar nën masa të shtuara sigurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?