106-vjetori i Kongresit Kombëtar, kryebashkiakja Sefa: Mesazhi i tij mbetet aktual edhe sot
106- vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjes është përkujtuar këtë të mërkurë me një ceremoni të organizuar nga bashkia e Lushnjes dhe që do të pasohet me aktivitete të tjera deri në datën 31.
Në ceremoninë morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor, përfaqësues të besimeve fetare, deputetët e Lushnjes.
Të pranishmit me këtë rast i përshëndeti kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa e cila theksoi se mesazhi i kongresit të Lushnjes është më shumë se aktual.
Më pas të pranishmit vizituan stendat e shtëpisë muze të kongresit të Lushnjes. Duhet theksuar se ceremonia është organizuar në orën 15.30 minuta.
KOHA JONË SONDAZH

