108 vjet pavarësi, pedagogia tregon arsyet e ndërtimit të vonë të shtetit

Shqipëria feston sot 108 vjetorin e krijimit të shtetit. Pedagogia e historisë Enriketa Papa tregon arsyet se pse Shqipëria reagoi më vonë se vendet e tjera të rajonit që u shkëputën më herët nga Perandoria Osmane.

“Shqipëria ka një sërë faktorësh që bënë që Shqipëria të jetë ndër vendet e fundit që u shkëputën përfundimisht nga dominimi i perandorisë osmane. Aspektet ekonomike, një zhvillim jashtë zakonisht i varfër i katër vilajeteve shqiptare nën perandorinë osmane të asaj kohë. Një tjetër arsye qe unë e mendoj si ndër kryesorët është dhe ndarja e shqiptarëve në tre përkatësi fetare që lidheshin me influencat respektive. Gjithë këto influenca por dhe mosdakordësi midis elitave, mospasja e një gjuhe të shkruar, mungesa e shkollës e përhapjes bënte më të vështirë për shtresat e ulëta të popullsisë për tu bindur apo për të kuptuar më mirë nevojën për tu shkëputur nga perandoria osmane”,-tha jo për “Ora News”.

Ajo tha se një ndër arsyet ishte dhe influenca e shteteve të tjera që nuk e donin një Shqipëri të pavarur dhe autonome. “Pjesa e influencës edhe të synimeve të shteteve tashmë të formuara të shkëputura nga Perandoria Osmane që në shekullin e 19 siç ishin Mali i zi, Greqia, Serbia që nuk u interesonte një Shqipëri autonome apo e pavarur dhe bënë çmos deri në luftën e parë ballkanike për ti pushtuar vilajetet e Shqipërisë dhe për të mos i lejuar ato të shkëputeshin nga Perandoria Osmane madje për ti futur brenda për brenda shteteve ballkanike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?