11.5 kg heroinë në makinë, kapen 2 shqiptarë dhe 1 italian, e kishin futur drogën në një çantë shpine (Emrat)
Aktualitet E Shtunë, 10 Korrik 2021 16:46
ITALI- Plot 11 kg e 500 gram heroinë është sekuestruar nga Guardia di Finanza në Foggia, ku janë arrestuar tre persona, dy shqiptarë dhe një italian.Sipas mediave italiane janë arrestuar Alessandro Bonaventura, 38 vjeç nga San Severo dhe 2 shqiptarët Elio Jançe, 38 vjeç dhe Orges Tusha, 40 vjeç.

