11 kandidatë në garë, nisin sot seancat dëgjimore për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Ditën e sotme zhvillohen seancat dëgjimore me 11 kandidatët për drejtor të përgjithshëm të policisë. Procesi po monitorohet edhe nga ndërkombëtarët, misioni asistues policor ICITAP i SHBA dhe EU4LAW.

Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, pas përfundimit të seancave dëgjimore do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë. Më pas një nga kandidatët më me shumë pikë, do i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm për të marrë drejtimin e policisës së shtetit.

SHKARKO APP