11 mijë persona nuk përmbushën detyrimin, përfundon afati për deklarimin e të ardhurave
Nga mbrëmë në mesnatë ka skaduar zyrtarisht afati për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave. 59 mijë persona kishin detyrimin për të plotësuar formularin online në faqen e Tatimeve dhe për të bërë pagesën në rastin e detyrimeve shtesë.
Sipas të dhënave zyrtare, këtë detyrim e përmbushën vetëm 48 mijë persona, ndërsa për 11 mijë të tjerë e kanë tejkaluar tashmë këtë afat.
Afati i parë ishte data 30 Prill, por u shty deri më 30 Qershor, për shkak të numrit të lartë të individëve që duhet ta plotësonin formularin për herë të parë. Për pjesën e mbetur lindin penalitete për deklarimin dhe pagesën me vonesë.