Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 14:47 Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS Ja fjala e plotë e kryeministrit Rama sot: Pas një seance të mbyllur për çështje të brendshme krejtësisht, dua t’ju drejtohem duke adresuar të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Intriga për arbitrazh? Loja e pistë e Behgjet Pacollit me aeroportin e Vlorës

Lajme E shtunë, 17 Janar 2026 21:25
Intriga për arbitrazh? Loja e pistë e Behgjet Pacollit me aeroportin e Vlorës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në 8 maj të vitit të kaluar Behgjet Pacolli u ul në pistën e Aeroportit të Vlorës me një charter Embraer ERJ 145 të marrë me qera nga Travelcoup. Shqipëria ishte vetëm 3 ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të përcaktonin shumicën qeverisëse për katër vitet e ardhshme dhe ky ishte fluturimi, të cilën propaganda e qeverisë e shiti si inaugurimin e Aeroportit të Vlorës.

Për të festuar ngjarjen historike, në Vlorë kishin shkuar dy njerëzit më të rëndësishëm të qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij Belinda Balluku. Behgjet Pacolli mbuloi fillimisht me elozhe Edi Ramën, por nuk u kursye me lëvdatat as për Belinda Ballukun. Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Merreni me mend, kjo zonjë shumë herë ka telefonuar furnitorët tanë, që edhe vet unë nuk i njoh ata njerëz. Kjo i ka gjetur, i ka telefonuar, u ka thënë çfarë duhet bërë. Dhe ata telefonin mua, më thonin Xhoni çfarë po ndodh, sot na ka marrë në telefon zv/kryeministrja e Shqipërisë. Kështu që kjo bëhet vetëm për shkak të dëshirës shumë të madhe për vendin, dashurisë për punën,” tha Pacolli, teksa të pranishmit, por mbi të gjithë Rama me Balluku buzëqeshnin vesh më vesh.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Behgjet Pacolli, ose Xhoni siç e quan veten në Perëndim, u zhvendos nga mjalti tek helmi. Kur shpërtheu konflikti mes tij dhe aksionerit tjetër Valon Ademi, Pacolli doli në Opinion ku deklaroi se Belinda Balluku i kishte imponuar turqit e Yda Group si aksionerë në aeroportin e Vlorës.

Mund t'ju interesojë

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Para 15 minutash
Berisha mbron Elisa Spiropalin

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Para 1 ore
Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Para 1 ore

“Gjatë takimit me Ballukun, unë kuptoj që ministrja i propozoi atij (turkut të YDA) që të marrë pjesë në këtë investim,” tha Pacolli në një intervistë në Opinion. Kjo deklaratë në fakt është autokuzë që e bën Pacollin direkt bashkëpunëtor në krim. Sipas vetë fjalëve të tij, i gjithë tenderi për dhënien me koncesion të Aeroportit të Vlorës ka qenë i manipuluar dhe fituesit e kontratës u paracaktuan në zyrën e Ballukut.

Por kjo dekaratë ishte vetëm çelja e siparit, që më vonë do të pasohej nga një tjetër lojë. Kohët e fundit Behgjet Pacolli është duke sponsorizuar një fushatë të gjerë mediatike, ku po shtyn në publik tezën se aeroporti i Vlorës është një aferë korruptive e Belinda Ballukut dhe se 47 për qind e aksioneve që kërkohen nga ortaku i minorancës, Ademi, janë në fakt aksionet e Belinda Ballukut. Këtë është duke e bërë prapa kuintave përmes disa agjensive PR-i.

Por teza e re që po servir Pacolli në publik ngre një pyetje thelbësore. Kur e mësoi ai se gjysma e aksioneve të aeroportit ishin të Ballukut? Zakonisht rryshfetet dakordësohen përpara dhënies së tenderit. Nëse aksionet janë të Ballukut ashtu siç thotë Pacolli tani nga pas kuintave, apo të Ballukut dhe Ramës ashtu siç thoshte dikur nëpër tavolina, atëherë Behgjet Pacolli e ka pranuar këtë pazar korruptiv që ditën kur mori koncesionin e aeroportit. Kjo e bën atë bashkëautor në krim.

Sigurisht të gjitha këto janë akuza që do të duhet të verifikohen nga prokuroria. Por ndryshimi i shpeshtë i qëndrimeve të Pacollit për aeroportin e Vlorës ngre një dyshim të madh. Ky është arbitrazhi. A është loja që po bën Pacolli me aeroportin e Vlorës, përgatitja e terrenit për abritrazh? Kjo nuk do të ishte aq e pamundur duke patur parasysh rekordet që ka zoti Pacolli në të kaluarën, ku i mori para edhe Kosovës në arbitrazh.

Sepse aktualisht ka dy gjëra në publik. Pacolli ka marrë 100 milionë euro kredi në një marrëveshje të dyshimtë me një guackë në Luksemburg dhe hedh akuza në publik se aksionet u përcaktuan në zyrën e Ballukut. Këtu një gjë është e sigurt: kjo nuk është betejë për moral, as për drejtësi.

Nëse ato që thotë Pacolli janë të vërteta, atëherë ai ka firmosur kontrata mbi një projekt që paska qenë i korruptuar, ka marrë financime mbi gënjeshtra dhe ka ekspozuar Shqipërinë ndaj një skandali ndërkombëtar. Nëse janë të pavërteta, atëherë po krijohet qëllimisht një krizë për të aktivizuar mekanizmat e kredisë me Delphos-in, e cila do ta çonte aeroportin e Vlorës në duar të panjohura dhe do ta ekspozonte Shqipërinë përballë rreziqeve të mëdha financiare.

Kur aksionari kryesor i një projekti strategjik del dhe e hedh baltë publikisht mbi të, kjo bie shumë erë. Ndaj e gjitha kjo ngre dyshime për një lojë të pistë financiare me qëllime të tjera nga pas. Sepse në cdo rast Pacolli del gjithmonë 100 milionë euro në xhep. Kurse shqiptarët marrin kusuret e pazareve të tij. /Kapitali.al/

Etiketat e lidhura

Behgjet Pacolli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS
Para 8 minutash

Fjala e plotë e kryeministrit Rama sot në Asamblenë e PS

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS
Para 15 minutash

Blendi Klosi: Spiropali vijon të jetë anëtare e PS

Berisha mbron Elisa Spiropalin
Para 1 ore

Berisha mbron Elisa Spiropalin

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS
Para 1 ore

Deputeti Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit nga PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 14 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 17 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 19 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.