11 tetori dita e vajzave, mesazhe për barazi

Prej 2012-ës, 11 tetori njihet nga Kombet e Bashkuara si dita ndërkombëtare e vajzave. “Për të rritur numrin e vajzave dhe grave që denoncojnë dhunën, që denoncojnë trafikimin apo pabarazitë gjinore. Edhe dita e sotme është padiskutim një ditë që t’i bëj njerëzit të mendojnë që të dyja palët janë të barabarta”,-thotë Iris Luarasi.

Martesat e hershme, pengesat në arsim dhe shëndetësi, vështirësitë në punësim, diskriminimi e dhuna e ushtruar janë disa prej temave të zgjedhura ndër vite në mbarë botën në 11 tetor që vajzat të kenë mundësi të barabarta me djemtë.

Vendimet i merr gjithmonë burri. Për të forcuar të drejtat e vajzave, shpjegon aktivistja Iris Luarasi, ky mësim nis fillimisht nga sjellja e prindërve. “Nëse do të vazhdojmë me historinë që ti bëj punët e shtëpisë dhe unë marr vendimet sigurisht që askush nuk fiton në këtë rast dhe sigurisht ata që dalin më të humbur nuk janë burri dhe gruaja por fëmijët e tyre që do kenë këtë model të shëmtuar në të ardhmen e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?