Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Sokol Sadushi: Pyetja që na bashkon është e drejtpërdrejtë se si mund të forcohet cilësia e drejtësisë në Shqipëri përmes një praktike gjyqësore më koherente dhe më të aksesueshme?

Sokol Sadushi: Pyetja që na bashkon është e drejtpërdrejtë se si mund të forcohet cilësia e drejtësisë në Shqipëri përmes një praktike gjyqësore më koherente dhe më të aksesueshme?

Aktualitet
E hënë, 12 Janar 2026 10:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Konferencë mbi sigurinë juridike, qartësinë dhe zbatimin koherent të ligjit në Shqipëri, flet Sokol Sadushi, Kryetar i Gjykatës së Lartë-

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Kam kënaqësinë e veçantë t’ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë, e cila e vendos cilësinë e drejtësisë në tri fjalë kyçe: siguri juridike, qartësi dhe zbatim koherent i ligjit. Pyetja që na bashkon është e drejtpërdrejtë: si mund të forcohet cilësia e drejtësisë në Shqipëri përmes një praktike gjyqësore më koherente dhe më të aksesueshme?

Mund t'ju interesojë

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Para 4 orësh
Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Para 5 orësh
Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjist...

Para 5 orësh

Cilësia e drejtësisë nuk matet vetëm me shpejtësinë e gjykimit apo uljen e ngarkesës së çështjeve, por mbi të gjitha me forcën e arsyetimit, qartësinë dhe me parashikueshmërinë e vendimmarrjes. Shpejtësia është e rëndësishme, por shpejtësia pa arsyetim dhe pa koherencë kthehet në rrezik për sigurinë juridike. Ngarkesa dhe prapambetja janë realitete që nuk i shmangim lehtë. Megjithatë, drejtësia nuk mund të matet vetëm me numra. Treguesit statistikorë janë të dobishëm, por prova kryesore mbetet vendimi i arsyetuar, i kuptueshëm dhe i zbatueshëm.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në qendër të këtij diskutimi qëndron roli i jurisprudencës veçanërisht i asaj të Gjykatës së Lartë, në ndërthurje me dimensionin kushtetues, si një shtyllë e besimit të publikut dhe e stabilitetit në zbatimin e ligjit. Kjo përgjegjësi shkon përtej zgjidhjes së mosmarrëveshjeve individuale dhe kërkon parime të qëndrueshme, zbatim të njëtrajtshëm dhe komunikim të kuptueshëm në të gjitha nivelet e gjyqësorit.

Në këtë seancë hapëse, prezantojmë edhe botimin e integruar të jurisprudencës, që synon ta bëjë praktikën gjyqësore të konsoliduar më të përdorshme për gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe publikun. Ky botim, i cili përzgjedh vendimet interpretuese të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese sipas dispozitave të kodeve materiale dhe procedurale civile e penale, është një gjetje e vlefshme dhe e nevojshme. Synimi i tij është ta kthejë standardin në mjet pune, që gjendet lehtë, kuptohet njëlloj dhe përdoret realisht në arsyetim. Në këtë kuptim, botimi është edhe shprehje e angazhimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë për të investuar te cilësia e drejtësisë.

Qëndrueshmëria e vendimeve dhe vijueshmëria e interpretimit janë kusht që ligji të zbatohet pa devijime. Koherenca e jurisprudencës nuk është luks, nuk është një qëllim akademik; është siguri juridike dhe barazi. Mjafton të shohim pasojat kur kjo mungon; zgjidhje të ndryshme për raste të ngjashme, krijojnë pasiguri për qytetarin, rrisin pasigurinë dhe dobësojnë besimin publik.

Duhet ta pranojmë gjithashtu se zbatimi i jurisprudencës së Gjykatës së Lartë nuk është gjithmonë i njëtrajtshëm në të gjitha gjykatat. Dallimet në stilin e arsyetimit dhe nivelet e ndryshme të njohjes së praktikës gjyqësore mund të minojnë konsistencën. Në disa raste, vendimet citohen formalisht, por nuk bëhen pjesë e arsyetimit juridik; në të tjera, praktika përkatëse mund të mos merret fare në konsideratë. Kjo nuk rregullohet vetvetiu: kërkon njohje, përdorim dhe përgjegjësi profesionale.

Në këtë drejtim, praktika e njësuar ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së arsyetimit: ul pasigurinë, parandalon interpretime kontradiktore dhe kufizon ankimet e panevojshme. Kur gjykatat mbështeten në një praktikë të konsoliduar, vendimet bëhen më bindëse dhe më të qëndrueshme në arsyetim. Me një fjalë: jurisprudenca i shërben njëkohësisht drejtësisë dhe efikasitetit; forcon sigurinë juridike dhe ndihmon në uljen e ngarkesës.

Ndaj, ky takim vendos në fokus lidhjen mes koherencës dhe përdorimit racional të kohës dhe burimeve: sa më i qëndrueshëm orientimi, aq më pak ankime të panevojshme paraqiten, aq më pak prishje e kthime për rishqyrtim i shtohen çështjeve të prapambetura, dhe aq më pak vonesa prodhohen nga divergjencat në praktikë. Kjo nuk është thjesht çështje cilësie, është edhe mekanizëm që ul konfliktin e përsëritur dhe kursen kohë për çështjet që vërtet e kërkojnë gjykimin. Le ta them edhe më prerë: një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër. Kur konflikti nuk mbyllet me arsyetim bindës, ai kthehet sërish në apel, në rekurs, në rigjykim, dhe bashkë me të rritet edhe mosbesimi.

Këtu del në plan të parë roli i Gjykatës së Lartë. Ajo jo vetëm jep zgjidhjen për një çështje konkrete, por ndërton dhe vendos standardin për gjykatat më të ulëta dhe forcon parashikueshmërinë në zbatimin e ligjit. Ky rol nuk realizohet vetëm me vendimmarrje; realizohet edhe me transparencë, akses efektiv dhe komunikim të vazhdueshëm me sistemin dhe publikun. Përmes Qendrës së Dokumentacionit, buletineve periodikë dhe bazës së të dhënave JUDIX synimi është i qartë për Gjykatën e Larte: orientimi relevant të gjendet shpejt dhe të përdoret me siguri.

Gjykata e Lartë zhvillon gjithashtu tryeza periodike me gjyqtarë për të diskutuar problematikat e vendimmarrjes dhe për të identifikuar zgjidhje, qoftë përmes udhëzimeve orientuese, qoftë, kur është e nevojshme, përmes ndërhyrjeve ligjore. Ky komunikim është i domosdoshëm, sepse koherenca ndërtohet në sistem, jo në izolim.

Që ky dialog të japë rezultat, vendimet tona duhet të jenë të lexueshme dhe të përdorshme; të jenë të qarta në parim, të sakta në logjikë, të kuptueshme në gjuhë dhe të zbatueshme në praktikë. Kjo kërkon vetëdije kritike për të shmangur zgjatjen e panevojshme dhe një gjuhë që nuk komunikon si duhet me profesionistin dhe me qytetarin.

Në të njëjtën kohë, standardet e konsoliduara në vendimet njësuese nuk janë sugjerime. Ato janë pikë referimi detyruese për njëtrajtshmëri dhe barazi në interpretim. Natyrisht, jo çdo çështje është identike. Kur ka rrethana realisht të veçanta, dallimi duhet të arsyetohet qartë dhe kur nevojitet, të aktivizohen mekanizmat për zhvillim dhe njësim.

Një orientim, sado i mirë, nuk mjafton nëse nuk kthehet në praktikë të përditshme në të gjithë sistemin. Për këtë arsye, ky takim ka rëndësi sot: ai organizohet me mbështetjen financiare dhe teknike të projektit EU4Justice, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, dhe synon të krijojë një platformë reale debati mbi mënyrën si zhvillimi dhe njësimi i praktikës gjyqësore rrit cilësinë dhe ul kostot e moskoherencës në sistem.

Në vitet e fundit janë ndërmarrë përpjekje të rëndësishme, të mbështetura nga EU4Justice, për sistematizimin, përmbledhjen dhe shpërndarjen e vendimeve të Gjykatës së Lartë në fusha kyçe të së drejtës. Këto publikime të integruara të jurisprudencës nuk janë thjesht mjete reference, por instrumente të konceptuara për të mbështetur arsyetimin gjyqësor, për të rritur efikasitetin dhe për të reduktuar kontestimet e panevojshme dhe ngarkesën e çështjeve. Prandaj, nuk mjafton të flasim “për parime”. Tani përballemi me detyra që duhet t’i kthejmë në tri objektiva konkrete:

  1. Ndikimi praktik i jurisprudencës së Gjykatës së Lartë në arsyetimin gjyqësor dhe në qëndrueshmërinë e vendimeve;
  2. Përmirësimi i shpërndarjes, aksesueshmërisë dhe përdorimit të strukturuar të praktikës në të gjithë sistemin;
  3. Përpjekje të koordinuara institucionale për të rritur qartësinë ligjore, parashikueshmërinë dhe efikasitetin.

Këto tri objektiva reflektohen edhe në dy panelet e sotme dhe kërkojnë përgjigje të matshme. Sfida është t’i kthejmë në veprim dhe në rezultate konkrete. Kjo kërkon angazhim të të gjithë sistemit: vendimet njësuese duhen referuar kur janë relevante; çështjet që ngrenë palët duhen trajtuar; dhe, kur ka dilema reale, duhet kërkuar qartësi, pa bërë sikur praktika nuk ekziston.

Profesionistët e së drejtës, veçanërisht avokatia, janë thelbësorë për cilësinë e drejtësisë; por cilësia nuk rritet me “letra voluminoze” dhe “paragrafë pa fund”, as “me citime të shumta e të panevojshme” apo “pasazhe vendimesh jo relevante”. Ajo rritet me argument të fortë dhe me referenca të sakta, të lidhura drejtpërdrejt me çështjen.

Edhe argumenti më i mirë nuk mjafton, nëse orientimi nuk gjendet shpejt dhe nuk është i përdorshëm në kohë. Prandaj, kushti vendimtar është aksesueshmëria: kur jurisprudenca është e lehtë për t’u gjetur dhe e qëndrueshme në kohë, ajo kthehet në instrument pune. Jurisprudenca e përmbush qëllimin e saj vetëm atëherë kur është e aksesueshme, e kuptueshme dhe e përdorur në mënyrë efektive. Kjo kërkon shpërndarje të organizuar, trajnime të vazhdueshme dhe dialog profesional. Për këtë arsye, buletinet e strukturuara, përmbledhjet tematike dhe aksesi digjital nuk janë më luks, por domosdoshmëri.

Edhe dokumenti orientues i këtij aktiviteti e thotë qartë: gjykatat më të ulëta hasin, herë pas here, vështirësi për udhëzime të plota dhe në kohë, ndërsa botimet e deritanishme kanë nevojë për një strukturim më sistematik, që të jenë vertet të përdorshme. Prandaj pjesa e dytë e diskutimit sot i kushtohet aksesit, shpërndarjes dhe përdorimit më të gjerë të jurisprudencës së Gjykatës së Lartë, përfshirë edhe përvoja krahasimore. Dhe këtu dua të jem i drejtpërdrejtë: nëse një gjyqtar, një prokuror apo një avokat e ka të vështirë ta gjejë orientimin; nëse e gjen, por nuk e kupton dot thelbin; nëse e kupton, por nuk e lidh dot me çështjen konkrete, atëherë ne kemi dështuar ta kthejmë jurisprudencën në instrument cilësie.

Për të kapërcyer këto pengesa, janë të rëndësishme mjetet konkrete të aksesit dhe orientimit. Botimet e integruara janë një hap i rëndësishëm. Sfida është që kjo jurisprudencë të kthehet në praktikë pune, jo thjesht në material reference.

Kur jurisprudenca përdoret si mjet pune, drejtësia bëhet më e parashikueshme; kur përdoret si formalitet, drejtësia bëhet më e ngadaltë. Për ta kthyer këtë parim në veprim, duke qenë se kjo konferencë kërkon zgjidhje praktike e jo teori, dëshiroj të shpall tri angazhime të qarta, në linjë me objektivat e saj për aksesin, shpërndarjen dhe përdorshmërinë e jurisprudencës.

Së pari: strukturim tematik dhe “ratio” e qartë e standardit. Synimi ynë është që botimet dhe përmbledhjet të shoqërohen me përkufizim të standardit, fjalë-kyçe dhe identifikim të qartë të parimit, me qëllim që praktikanti i së drejtës të mos humbasë në shumë faqe për të gjetur një fjali udhëzuese.

Së dyti: akses më funksional dhe përdorim më i gjerë. Do të punojmë që botimet e integruara dhe buletinet të jenë lehtësisht të kërkueshme dhe të përdorshme në praktikë, përmes mekanizmave konkretë që përmirësojnë aksesin dhe përdorimin e strukturuar.

Së treti: komunikim profesional dhe përfshirje në trajnime të vazhdueshme. Jurisprudenca nuk përhapet vetëm me publikim; përhapet me shpjegim, me dialog profesional dhe me punë në raste konkrete gjatë trajnimeve. Ky dimension duhet të jetë pjesë e kulturës sonë institucionale.

Zonja dhe zotërinj

Kjo konferencë na kujton një të vërtetë themelore: qytetari nuk e mat drejtësinë nga fjalët, por nga vendimet tona. Dhe çdo vendim matet me tri pyetje të thjeshta: A është i kuptueshëm? A është i arsyetuar? A është i parashikueshëm?

Nëse duam besim publik, duhet të ndërtojmë kulturën e koherencës. Kjo nuk është detyrë e një institucioni të vetëm; është kontratë e përbashkët e gjykatave, profesionistëve të së drejtës dhe e botës akademike, me mbështetjen e partnerëve tanë.

Po e mbyll me një standard të thjeshtë: qytetari nuk ka pse të “hamendësojë” drejtësinë. Ai ka të drejtë ta parashikojë atë. Kjo arrihet vetëm kur ligji zbatohet pa devijime të pajustifikuara, arsyetohet drejt dhe komunikohet qartë. E kundërta e cilësisë nuk është thjesht gabimi, është arbitrariteti. Le ta zëvendësojmë arbitraritetin me koherencë dhe ta kthejmë këtë në shenjën e besueshmërisë së drejtësisë.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 4 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 5 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 5 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 5 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 9 orësh

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.