11 valixhe me 178 kilogramë flori, çfarë mori mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria?
Aktualitet E Martë, 11 Tetor 2022 22:49
I ftuar në emisionin “Opinion” historiani Artan Lame ka shpjeguar disa detaje mbi historinë e floririt që mbreti Zog mori nga Shqipëria me largimin e tij në datat 6-7 prill 1939, kur Italia kishte pranuar se do të sulmonte Shqipërinë nëse mbreti Zog nuk pranonte të drejtën për t’i dhënë Italisë shumë aksese të pushtetit.
Sipas dokumentave në Arkivin e Shtetit, cituar në “Opinion” është fjala për 178 kilogramë flori, që përllogaritur në kursin e sotëm shkon në 5 milion e 936757 Euro./opinion/
KOHA JONË SONDAZH