11 viktima, besimtarët falin xhenazet në varrezat e Thumanës

Thumana është në zi të thellë. Sipas traditës Islame, familjes Cara që gjetën vdekjen gjatë tërmetit të 26 nëntorit, u është falur xhenazja dhe më pas janë varrosur. Në ktë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Rama i cili ka preferuar që të qëndrojë mbrapa rrjeshtit që po falnin xhenazet. Po ashtu në këtë ceremoni është varrosur edhe familja Greku.

Në ceremoninë mortore kishte një pjesëmarrje të madhe, të rinjë e të moshuar, miq, familjarë e qytetarë të ndryshëm që janë prekur thellë nga kjo tragjedi që gjeti Thumanën. Po kështu të pranishëm ishin dhe kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Erjon Braçe, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, dhe në nder të viktimave u mbajt një minutë heshtje.

Familjes Cara tërmeti i mori 7 jetë, ku disa prej tyre ishin në lule të rinisë. Nga kjo familje humbën jetën Almiri 26-vjeçar, Erisa 25-vjeçare, Hasani 18-vjeçar, Fatmira 53-vjeçare, Sadajana 21-vjeçare dhe Anthi 72 vjeç. Po ashtu humbi jetën edhe Stela Zvergeci, e fejuara e Almirit, e cila është varrosur në Korçë.

SHKARKO APP