FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Veliaj në Gjykatën Administrative: Në bashkinë e Tiranës nuk firmos më njeri nga frika se burgosen

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka marrë pjesë sot në seancën në Gjykatën Administrative, ku kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados si prokuror.

Dado, i cili është edhe një nga prokurorët e dosjes së Veliajt në SPAK, zgjodhi të mos ishte i pranishëm në seancë dhe ka dërguar vetëm avokatin mbrojtës. Vetë Veliaj në seancë deklaroi se Dado nuk e ka kryer shkollën e Magjistraturës, por ndërkohë arreston njerëz. Veliaj tha se kallëzimi ndaj tij u bë nga një anonim.

Ndër të tjera, Veliaj ka thënë se Tirana tashmë nuk është pastruar më e se askush nuk firmos në bashki vendime pas izolimit të tij me firmë të prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është Ols Dado. Pra Kuzhinieri është bërë pilot. Sot nuk firmos më njeri ne bashkinë e Tiranës se thonë kur një njeri që punonte edhe të dielën është në burg pse te firmosim. Nuk është hapur asnjë kopsht. Kanë ngelur. Edhe plehrat janë rrugëve. Buxheti u dogj se nuk firmos më njeri, nuk firmos më dreka për fëmijët në shkolla. Qyteti po shkonte si Artemis dyshi lart tani ka një klimë terrori”, mësohet të ketë thënë Veliaj në seancë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?